“Gërdeci” mungojnë avokatët, seanca shtyhet 1 javë
TIRANE- Mungesa e avokatëve të 5 të pandehurve ka shtyrë për një javë seancën e rradhës për tragjedinë e Gërdecit. Trupi gjykues në gjykatën e shkallës së parë në kryeqytet, i kryesuar nga Ritvan Hado vendosi të caktojë 29 janarin si datën për seancën e rradhës. Vendimi erdhi pas deklaratës së avokatëve të disa të pandehurve mes të cilëve, Sokol Ngjeci apo Luan Hoxha të cilët njoftuan se nuk do të jenë në Shqipëri për ditët në vijim, për shkak të një udhëtimi në Itali organizuar nga dhoma e avokatëve. Bëhet e ditur se avokatët do të ndjekin ndeshjen e futbollit Milan-Inter e për këtë arsye nuk mund të ishin prezent në seancën e kësaj të premte dhe as në atë të ditës së hënë. Kryegjyqtari Hado tha pavarësisht mungesës së pajustifikueshme të avokatëve, do të pezullohet periudha e paraburgimit për të dënuarit e kësaj kategorie. (e.n/News24/BalkanWeb)