E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: PS po keqpërdor rezolutën e KE

TIRANE- Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli deklaron se Partia Socialiste është duke e keqpërdorur rezolutën e KE, pasi nuk po e vlerëson kërkesën për të hyrë në parlament, ndërsa ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e kanë marrë si provë dobësie.“PD vlerëson kërkesën e drejtë të rezolutës së Këshillit të Evropës për hyrjen e opozitës në Parlament dhe ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për zgjedhjet, ofertë të cilën kjo parti e ka përsëritur me dhjetra herë gjatë këtyre muajve, kurse atyre që nisur nga doktrina e revolucionit permanent apo nga trashgimia e tyre historike e biologjike kërcënojnë me dhunë dhe përdorimin e saj, PD u deklaron se ligji, ligji dhe vetëm ligji dhe mbrojtja e instutucioneve kushtetuese nga cilido është qëndrimi i saj i prerë”. Duke përsëritur se PD do të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin, Mëhilli deklaron se, “Nëse z.Rama, ftesat e përsëritura për dialog për Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar zgjedhjet i merr si një provë dobësie dhe si një mundësi për të lëshuar kërcënime bajate njëra mbas tjetrës na duhet ti rikojtojme se rendi kushtetues dhe shteti ligjor janë sot më të fortë se kurrë në historinë e tyre”. Në deklaratë theksohet se të gjithë deputetët socialistë janë të mirëpritur të zënë vendet në Parlament, pasi PD është e vendosur të zbatojë me seriozitet ligjin dhe Kushtetutën.“Në rast se këto kërcënime z.Rama i ka lëshuar për të detyruar deputetet e tij që të humbasin mandatet duke mos bërë betimin e duke munguar 6 muaj kjo është cështja e tyre e brëndshme. Ne deklarojmë se duke mirëpritur që deputetët socialist të zënë vëndet e tyre në Parlament, jemi të vendosur të zbatohet me seriozitetin më të madh gërma dhe fryma e Kushtetutës së vendit”- përfundoi ajo.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›