E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, Komuna Vërtop ende pa buxhetin e vitit 2012

BERAT- Komuna Vërtop në Berat mbetet ende pa një buxhet për këtë vit. Debatet mes të dyja palëve kanë sjellë rrëzimin e projekt-buxhetit të vitit 2012.

Mësohet se këshilltarët e djathtë, të mbështetur nga disa të majtë kanë votuar kundër, me pretendimin se ka një fryrje të numrit te administratës së Komunës dhe ishte parashikuar një shumë e madhe për shpenzimet operative dhe dietat.

Sipas tyre vetëm 10% e buxhetit ishte parashikuar për investime. Ndërkohë, këshilltarët e djathtë kanë kërkuar edhe largimin e sekretarit të këshillit të komunës.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›