Berat, arrestohen për grabitje 4 persona

Policia e Beratit ka finalizuar me sukses operacionin"Dyshniku 2012", duke vënë në pranga 4 persona.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Y.Bekaj, Kliton Hoxha, Klaudio Buzi dhe Luto Toska të cilët akuzohen për vjedhjen e një banese me dhunë dhe armë.
Sipas policisë 4 personat kanë grabitur me dhunë banesën e shtetasve me inicialet S. dhe Xh. Toska më 1 nëntor 2011 në fshatin Dyshnik të Beratit.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.