Gjirokastër, kapet 170 kg drogë, në kërkim poseduesi

Një operacion anti-drogë i policisë së Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 170 kg marijuanë.
Operacioni i zhvilluar në Sofratik të Gjirokastrës është ndërmarrë nga sektori kundër narkotikëve në drejtorinë e policisë së Gjirokastrës në bashkëpunim me shërbimet e kufirit dhe FNSH-në.
Burime nga policia bëjnë me dije se droga është gjetur në një automjet ndërsa është shpallur në kërkim edhe drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.