Projektligji per akuzat e Dick Marty

Miratohet me konsensus në Komisonin parlamentar të Ligjeve projektligji që lejon EULEX-in të hetojë edhe në territorin e vendit tonë mbi akuzat e bëra nga Dick Marty, për një trafik të mundshëm organesh në Kosovë dhe në Shqipëri.
Projektligji, i cili hyri me procedura të përshpejtura në rendin e ditës së këtij komisioni, u mbështet nga deputetët të dy palëve, për vetë rëndësinë që ai paraqet dhe që lidhet me imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Siaps deputetëve të opozitës, duhet të mbështetët hetimi dhe pavërtetësia e këtyre akuzave.
Projekltigji u prezantua nga minsitri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili deklaroi se një projektligj i tillë është conform procesit të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Drafti i njeh misionit EULEX në Kosovë, autoritetin për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri lidhur me akuzat e përfshira në raportin e relatorit të Këshillit të Europës, Dick Marty, për një trafik të mundshëm organesh të zhvilluar nga UÇK në fund të viteve '90. Pr/ligji, miratimi i të cilit kërkon shumicë të cilësuar (84 vota), pritet të kalojë për miratim në seancën parlamentare të ditës së enjte.