E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktiviteti Vrapo drejt Europes

Bashkimi Europian nuk duhet parë të lidhur vetëm më zhvillimet politike por edhe me aktivitete që promovojnë një jetë të shëndetshme. Ky ka qenë prezantimi që ambasadori i BE-së në Tiranë Etore Sekui u bëri aktiviteteve të organizuara në kuadër të muajt të Europës.

Ministria e Integrimit Majlinda Bregu duke marrë shkas nga aktiviteti që do të mbahet ditën e mërkurë “ Vrapo drejt Evropës” tha se rruga e Shqipërisë drejt Europës ka nevojë për shpejtësi dhe cilësi.

Të mërkurën do të zhvillohet një garë vrapimi dhe një garë me biçikleta prej 1 km ku në fund do të ndahen edhe çmime. Itinerari i garës do të kalojë nga bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek sheshi Nënë Tereza dhe nis në orën 10.00. Do të marrin pjesë ambasadorë të vendeve të ndryshme të vendosur në vendin tonë, ministria Bregu, kryebashkiaku Basha e shumë personalitete të tjera por edhe qytetarë të kategorive dhe grup moshave të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›