E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat arrestohet kryeplaku dhe kryekomunari

Një kryeplak dhe një kryetar komune janë arrestuar për shkak se nuk kanë informuar policinë rreth ekzistencës së një siperafqe toke të mbjellë me bimë narkotike në fshatin Rrerez të Beratit. Sipas policisë lokale, janë arrestuar, kryetari komunës Kutalli Shpetim Vrapi 50-vjeç, si dhe kryeplaku fshatit Bujar Dervishi 50-vjeç me akuzën për moskallzim krimi. Ndërkohë që policia ka zbuluar një parcelë me rreth 170 rrënjë kanabis sativa, ka shpallur në kërkim shtetasin Benjamim Çala banues i fshatit Rrërëz. Ky person akuzohet se është ai që ka mbjellë këtë sipërfaqe toke me drogë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›