E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bilic lamtumire Kroacise

Aventura 6-vjeçare e Slaven Biliç te Kroacia përfundoi mes zhgënjimit pas humbjes 1-0 përballë Spanjës, që e detyroi skuadrën t’i jepte lamtumirën Euro 2012, për të marrë drejtimin e stolit të Lokomotivës së Moskës në Rusi.

Trajneri 43-vjeçar që flet rrjedhshëm katër gjuhë, ka një diplomë juristi dhe një bandë roku, largohet nga përfaqësuesja ballkanase i vetëdijshëm se ka marrë më të mirën nga skuadra, që shpeshherë është paraqitur edhe mbi nivelin e saj në aktivitetet madhore.

Edhe pse në turnen në Poloni dhe Ukrainë nga Kroacia nuk pritej shumë, skuadra arriti të vinte në vështirësi Italianë dhe Spanjën dhe fitoi me Irlandën e natyrshëm që Biliç ndihet krenar për lojtarët e tij.

“Jam krenar për futbollistët dhe mendoj se janë paraqitur shkëlqyeshëm. Nuk arritëm ta ndalnim Spanjën që të kontrollonte topin, por kishim rastet tona për shënim dhe kur luan përballë skuadrave më të mëdha, duhet ti shfrytëzosh të gjitha mundësitë, përkundrazi eliminohesh, si i ndodhi Kroacisë”

Federata Kroate e Futbollit u gjobit me 80 mijë euro nga UEFA për shkak të koreve raciste të tifozëve gjatë ndeshjes së luajtur me Italinë në Poznan, episode që janë dënuar ashpër nga Biliç.

“E them pa u fshehur. Si kroat, si prind, si njeri i sportit dhe mbi të gjitha si një njeri që beson te Zoti, nuk i dua këta njerëz racistë që të jenë tifozët tanë”.

Federata kroate nuk priste të gjobitej, pasi u distancua nga sulmet, në qendër të të cilave ishte sulmuesi Mario Baloteli, ndërsa tashmë ka tre ditë kohë për të apeluar vendimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›