E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushe Kruje mbytet ne liqen 50 vjecari

Një 50 vjeçar është mbytur në orët e pasdites së martë, pasi ka hyrë në liqenin e Bubqit në Fushë-Krujë. Sipas policisë viktima është Rustem Buza nga fshati Mazhë e Vogel dhe mendohet se ai kishte shkuar aty për të peshkuar, por më pas është futur të lahet, duke mos dalë më nga liqeni. Paraprakisht besohet se 50 vjeçari ka patur pushim zemre. Banorët menjëherë kanë njoftuar të afërmit e viktimës, ndërsa kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe të polumbarëve për të nxjerrë trupin e mbytur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›