E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, arrestohet prostituta 54-vjeçare

 

BERAT – Arrestohet 54-vjeçarja ndërsa u kap në flagrancë duke ushtruar prostitucion. Sipas policisë, S. Mimani, nga Berati, nëna e dy fëmijëve u arrestua rreth orës 20:30 të së martës në fshatin Morave të komunës Otllakë. Policia kishte marrë informacione të mëparshme në rrugë operative se 54-vjeçarja kryente prostitucion kundrejt një pagese prej 5 mijë lekësh të reja. Burime të policisë bënë të ditur se duke përdorur metoda speciale të hetimit “veprim i stimuluar” u bë e mundur kapja dhe arrestimi i saj, duke kryer ushtrimin e prostitucionit në fshatin Moravë në vendin e quajtur “Karburanti i djegur”. Ajo u gjet në një automjet tip “Benz”. Pas hetimeve të kryera rezultoi se 54- vjeçarja paguhej 5 mijë lekë nga klientët e saj në rastet kur ajo e kryente prostitucionin në hotele dhe 2 mijë lekë kur veprimi i saj kryhej në makina. Mësohet se Mimani është nëna e dy fëmijëve, një studenti dhe një tjetër në gjimnazin e Beratit. Policia e mori në pyetje 54-vjeçaren menjëherë pas arrestimit të saj në kushtet e flagrancës, ndërsa materialet në ngarkim të saj iu nisën Prokurorisë së Rrethit.                               d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›