Berat, debate në këshillin bashkiak, ok vendimeve të zvarritura
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Beratit dy nga pikat më të diskutuara kanë qenë informacioni mbi programin buxhetor afat mesëm për 3 vitet e ardhshme si dhe projektvendimi për transferimin e futboll klub Tomorrit në shoqëri anonime. Këshilltarët e partisë demokratike kanë kërkuar që në 3 vitet e ardhshme të ketë qartësi të prioriteteve për qytetin e Beratit, pasi nga 47 projekte të paraqitura në plan 19 prej tyre nuk janë realizuar në kohë.
Këshilltarët kanë ngritur probleme për gjendjen e lagjeve muzeale dhe infrastrukturës së brendshme të qytetit të Beratit që me gjithë investimet e bëra vazhdon të mbeten në të njëjtën gjendje. Një tjetër problem i shtruar në këtë mbledhje ka qenë kërkesa për të patur kombinim të projekteve për të mos ndodhur si në rrugën hyrëse të qytetit të Beratit, që çoi në dëmtimin e sistemit të ndriçimit i bërë nga bashkia jo shumë kohë më parë se të fillonte projekti i rrugës me fonde të akorduara nga qeveria. Ndërsa kryebashkiaku Fadil Nasufi ka pohuar se me gjitha investimet e bashkisë janë grantet e qeverisë, donatorët ata që do të ndihmojnë në realizimin e shumë projekteve të paraqitura dhe që nuk janë kryer këto vite për mungesë investimesh. Këshilltarët bashkiakë i ka shqetësuar dhe fakti i të ardhurave të bashkisë, të cilat do të ulen më shumë kur sistemi i certifikatave do të zëvendësohet pas 2010 nga kartat e identitetit, çka do të çojë në heqjen e këtij burimi që i sjell të ardhura bashkisë për të realizuar projekte të shërbimeve publike në qytet. Ndërsa pika tjetër që ka patur diskutime ka qenë ajo mbi transferimin e futboll klub Tomorrit në shoqëri anonime. Disa këshilltarë nuk kanë pranuar ta miratonin këtë pikë për mungesë dokumentesh që nuk i kanë njohur. Ndërsa ka qenë kryetari kryebashkiakut Nasufi, i cili ka bërë të ditur gjithë procedurat për këtë projektvendim. Sipas tij, këshilli bashkiak duhet të miratojë këtë pikë për fatin se gjendja është tepër e rënduar në futboll klub Tomorrin, i cili nga kategoria e 1 ka kaluar në kategorinë 3. Kjo ka ardhur për shkak se pas vdekjes së ish aksionerit pas vitit 2005, klubi mbeti veç me investimet 26% që i jepen nga pushteti vendor.