E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, dehen ne lokal, perleshen dy klientet

BERAT- Pija ne lokal degjeneron deri ne rrahje, mes dy bashkefshatareve ne Morave te beratit. Nje person perfundoi i plagosur me sende te forta ne spital, kurse nje tjeter u ndalua ne gjendje te dehu,r si autor i krimit nga policia vendore. Burime zyrtare thane se ngjarja ka ndodhur diten e djeshme dhe se nisi procedimi penal ndaj te dyshuarit Mikail Cibuku, 32 vjec. Po keto burime thane se moren nje telefonate per plagosje nga fshati Morave, pak kilometra larg nga qyteti i Beratit. Pas hetimeve te kryera dhe mberritjes ne vendngjarje, ka rezultuar se Cibuku ka qene mesditen e djeshme ne nje lokal ne qender te fshatit Morave, nen shoqerine e bashkefshatarit te tij, Kristo Q., ne kohen qe eshte grindur me Thanas S., nje tjeter banor i fshatit. Deshmitaret thane se 37-vjecari i demtuar ndodhej ne nje tjeter tavoline dhe lokal, ne momentin qe eshte perfshire ne debat me Cibukun. Ky i fundit nuk ka kursyer dhunen ndaj bashkefshatarit te tij, duke e qelluar me mjete te forta. I plagosuri ka mberritur ne spitalin e Beratit, ku dhe ka marre ndihmen e pare mjekesore, nderkohe qe policia nisi hetimet per ngjarjen. Burime zyrtare shpjeguan se shoqeruan ne komisariat 32-vjecarin Cibuku, si autor te plagosjes dhe pas disa oresh e liruan per hetim ne gjendje te lire, me akuzen e "plagosjes me dashje".

E.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›