Kaloriferi djeg te gjalle 56-vjecarin
Durres- Nje 56-vjecar ka humbur jeten, i asfiksuar nga tymi i zjarrit te rene ne apartamentin ku banonte i vetmuar. Problemet shendetesore dhe mungesa e njerezve te aferm ne ato momente kane sjelle edhe tragjedine, nderkohe qe nje nga dhomat e shtepise eshte shkrumbuar teresisht. Viktima eshte Nazmi Alikmeta, banues ne lagjen nr. 4, rruga "Skenderbeu". Policia nisi hetimet duke marre ne pyetje fqinjet dhe te afermit, ndersa shkaku i ngjarjes eshte vleresuar lenia ndezur e kaloriferit dhe marrja flake e batanijes, qe viktima e kishte hedhur per t'u ngrohur.
Ngjarja
Nazmi Alikmeta gjendej i vetem ne shtepi kur kane rene flaket. Burime zyrtare te policise thane se u njoftuan per ngjarjen rreth ores 05:30 te mengjesit te djeshem, nga banoret e pallatit qe kishin pare tymin te dilte nga objekti ne katin e peste. Ne apartament ne ato momente gjendej vetem 56-vjecari, ndersa familjaret e tjere nuk ndodheshin aty per t'i dhene ndihmen. Mberritja e zjarrfikeses dhe policise per te shuar flaket ka qene e kote, pasi fillimisht Alikmeta eshte asfiksuar dhe me pas ka rene ne gjendje kome, derisa eshte djegur nga zjarri. Vdekja ka qene e menjehershme sipas mjekeve te spitalit te Durresit dhe 56-vjecari, kishte mberritur i vdekur ne urgjence.
Hetimet
Policia shkoi ne lagjen nr. 4, per te kryer hetimet paraprake mbi ngjarjen tragjike dhe shkaqet e renies se zjarrit. Burime zyrtare thane se ne momentin qe ka rene zjarri, flaket jane perhapur ne nje pjese te dhomes, ndersa per shkak te tymit te leshuar, Alikmeta nuk ka mundur te rezistoje, duke u asfiksuar. Grupi hetimor ka arritur ne perfundim se 56- vjecari po ngrohej me kalorifer dhe nje batanije, te cilen e kishte hedhur siper, ka marre flake. Zjarri eshte perhapur me shpejtesi, duke djegur nje pjese te mire te orendive te baneses, viktima nuk ka mundur te levize dhe per shkak te gjendje se tij shendetesore, ndersa eshte asfiksuar nga tymi.
Deshmite
Ne pyetje grupi hetimor ka marre te paret fqinjet, qe kane rrefyer se ai naten e ngjarjes gjendej i vetem ne shtepi. Po keshtu kane deklaruar edhe te afermit, nderkohe qe viktima mesohet se vuante edhe nga probleme te tjera shendetesore si semundja e zemres, qe kane ndikuar ne pamundesine per te dale menjehere nga apartamenti. Grupi hetimor ka mbledhur provat paraprake, ndersa dyshohet edhe per nje shkendije elektrike ne pajisjen e kaloriferit, qe mund te kete sjelle tragjedine. Mjeket ligjore konstatuan paraprakisht se vdekja e 56-vjecarit, kishte ndodhur para se te pesonte djegiet ne trup, nga flaket qe perfshine dhomen e gjumit. Alikmeta ka ndjere eren e tymit duke u ngritur, por s'ka mundur te vazhdoje me tej, duke u shembur ne dysheme. Policia tha se zjarri eshte mundur te shuhet brenda 30 minutash, duke shpetuar nje pjese te apartamentit dhe te hyrjeve te tjera ne katin e peste.
Enkelejda Arapi