Trafik droge me gome rezerve
Kapshtice- Qeni i antidroges se pikes kufitare Kapshtice, zbulon 10 kg heroine te fshehur ne nje prej gomave te makines se nje emigranti, qe kthehej per ne Athine. Operacioni eshte koduar "Goma rezerve" dhe jane dashur me se gjashte ore, per te zberthyer teresisht mjetin dhe per te nxjerre sasine e pakove me natriban, te futura ne gome. Burime zyrtare bene me dije se ndaluan dje, si te dyshuar per trafik nderkombetar narkotikesh 23-vjecarin Artur Hasalla, banues ne qytetin e Elbasanit dhe i punesuar si emigrant sezonal ne Greqi. Antidroga ka nisur nje operacion me te gjere, per te zbuluar trafikante te tjere te heroines, te perfshire ne kete rrjet. Burime zyrtare thane se do te kete te tjere te ndaluar per ceshtjen e operacionit "Goma rezerve".
Operacioni
Gjithcka ka nisur rreth ores 07:00 te mengjesit te djeshem, ku 23-vjecari eshte paraqitur si emigrant me qellim, kthimin ne vendin e punes se tij Athine. I riu nga Elbasani ka thene se udhetonte i vetem ne mjetin e tij tip "Nissan" me targa greke NZK 2977. Por efektivet e Policise Kufitare i kane kerkuar dokumentacionin dhe me pas kane afruar qenin antidroge, per te kryer nje kontroll te imtesishem. Burime zyrtare thane se kishte dyshime per aktivitetin e Artur Hasalles dhe informacione se ai me mjetin e tij, transportonte lende narkotike. Dhe qeni antidroge nuk ka gabuar aspak, kur ne moment ka nuhatur prane gomes rezerve, aromen e heroines se paketuar. Menjehere pas zberthimit te gomes, u be e mundur te gjendej brenda diskut te saj edhe pjesa e pare e pakove me peshe 3 kg, lende te dyshuar si heroine. Por kontrolli nuk ka mbaruar ketu, se ne brendesi gjendeshin edhe nje numer tjeter pakosh me droge. Dje pasdite burime zyrtare thane se sasia e pergjithshme e sekuestruar shkonte ne 10,2 kg heroine, me nje vlere qe shkonte deri ne 200 mije euro ne treg.
I dyshuari
Mjeti tip "Nissan" eshte derguar menjehere ne piken e kontrollit te doganes se Kapshtices. Aty eshte marre ne pyetje edhe i dyshuari Hasalla, i cili ka mohuar qe te kishte dijeni per heroinen e fshehur ne gomen rezerve. Droga ka qene e ndare ne qese te vogla dhe me peshe te ndryshme. "Nuk e di se kush e ka futur brenda gomes rezerve dhe as qe jam i perfshire ne rrjet trafiku", ka thene 23-vjecari, para agjenteve antidroge. Burime zyrtare bene me dije se Hasalla, kishte hyre nje jave me pare nepermjet Kapshtices ne Shqiperi dhe dispononte dokumente te rregullta si emigrant ne Greqi. Dyshohet se droga ka pasur si destinacion, tregun e brendshem grek ne Athine. Dyshohet gjithashtu per nje rrjet te mireorganizuar, qe ze fill ne Elbasan dhe perfundon ne Greqi. Policia deklaroi se po kryen hetime intensive, per te zbuluar pjesetaret e tjere dhe te beje te mundur kapjen e tyre.
Daniela Zisi