E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fier, shkolla rrezikon shembjen

Fier- Nje shkolle 9-vjecare me 230 nxenes ne fshatin Sheq Musala te Fierit, rrezikon shembjen nga momenti ne moment. Amortizimi dhe mungesa e investimeve per rikonstruksionin e objektit apo ngritjen e nje godine te re, prej kohesh paraqet shqetesime per stafin pedagogjik. Mesuesit thone se qe prej vitit 1982, ne kete shkolle qe njihet me emrin "Riza Braka", nuk eshte bere asnje investim dhe kushtet e klasave jane skandaloze.

Prinderit e femijeve qe zhvillojne mesimin ne kete shkolle, te cilet vijne nga tre fshatrat Ade, Sheq dhe Kashisht, jane te shqetesuar nga rreziku i shembjes se tarraces, e cila ne shume vende eshte e care. Ne objektin dy-katesh gjenden 19 klasa, por funksionojne vetem 12 te tilla. Klasat jane pa dritare, me dysheme dhe banka te shkaterruara. Nxenesit mesojne ne mes te te ftohtit, ku era fryn nga te gjitha anet.

Mesuesit e kesaj shkolle pohojne nen friken e largimit nga puna, se kushtet ku ata mesojne jane shume te keqija. Ne dyshemene e copetuar shpesh vendosen edhe rrogoz e batanije qe te mos pengohen nxenesit. Ndersa i ftohti, i detyron femijet te vishen trashe. Vete nxenesit te revoltuar, me deshiren per te folur dhe bere apel per ndihme, tregojne per kushtet skandaloze ne te cilat zhvillohet mesimi. "Ne ndihemi te rrezikuar. Pasi udhetojme per minuta te tera, na duhet te bejme mesim ne kete godine te vjeter", thone ata njezeri per gazeten "KJ". Edhe infrastruktura ne kete zone rurale le per te deshiruar, pasi rruga mungon dhe balta shton me shume veshtiresite.

Qe ne pamjen e jashtme shkolla te le pershtypje jo te mira, duke besuar ate c'ka rrefejne edhe vete nxenesit. Brenda saj nuk mund te futesh pa lejen e drejtorit Perparim Troka. Mungesa e dritareve ne katin e dyte, ose ne te parin, thyerja e xhamave, te lejonin te shikoje krisjet e mureve dhe renien e suvase, erresiren dhe ftohtesine e klasave, ku bankat pothuajse ishin te thyera. Tarraca e katit te dyte kishte ne disa vende edhe demtime, te cilat mund te rrezikojne shembjen e menjehershme te shkolles, ne rast te ndonje fatkeqesie natyrore. Kushtet higjeno-sanitare linin shume per te deshiruar, kurse nxenesit u shprehen se nuk kane ambiente, per nevojat personale dhe se shkolla nuk ka marre asnje mase.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›