E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, ekspertët e UNESCO vijnë për 1-vjetorin

 

BERAT - Qyteti i Berati feston njëvjetorin e futjes në trashëgiminë e UNESCO-s. Me këtë rast bashkia organizoi një takim në sallën e saj ku ndodheshin dhe një grup ekspertësh nga kjo organizatë. Kryebashkiaku Fadil Nasufi bëri dje një rezyme të punës njëvjeçare që pas futjes së qytetit mbi 2400-vjeçar në UNESCO. Në këtë takim Nasufi përmendi fondet që janë dhënë për mirëmbajtjen e vlerave kulturore të këtij qyteti, vlera të cilat sipas tij kanë ekzistuar prej qindra vjetësh. “Janë akorduar 1 milion euro për restaurimin e lagjes Kala dhe monumenteve kulturore të kësaj lagjeje. Pas përfundimit të restaurimit të këtij kompleksi do të fillojnë punimet në lagjen “Mangalem”. Edhe pse koha e futjes në UNESCO është vetëm një vit, qyteti i Beratit ka pësuar ndryshime në ekonomi, turizëm dhe në sferat e tjera”, u shpreh Nasufi në prezencë të ekspertëve të UNESCO-s. Pas futjes së Beratit në UNESCO është shtuar dëshira dhe kurioziteti për të vizituar këtë qytet. Një pjesë e mirë e turistëve janë shprehur pas mbërritjes se janë njohur me vlerat kulturore të këtij qyteti nëpërmjet internetit. Një grup ekspertësh po punojnë për trajnimin e specialistëve të bashkisë në zyrën e turizmit. Një tjetër pikë që tërheq kryesisht turistët e huaj në këtë qytet janë edhe kanionet e Osumit.                                                         d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›