Thyen shtyllën kurrizore në plazh, vdes i riu
DURRES – Gjen vdekjen në plazhin e Rrushkullit, fshat i qarkut të Durrësit një 22-vjeçar. I riu Qatip Ferhati mësohet se ka humbur jetën, si pasojë e goditjes që ka marrë duke u përplasur në fund të detit. Nga dëshmitë e personave që shoqëroheshin me të në çastet e fundit, Ferhati kishte hipur në një gur të lartë, duke e shfrytëzuar si trampolinë. Por, duket se ai nuk e ka llogaritur dot në kohë se pjesa ku do të binte ishte shumë e cekët. Për pasojë, trupi i të riut është përplasur me forcë në shtresën e poshtme të detit. Goditja e fuqishme i ka shkaktuar dëmtim të shtyllës kurrizore të riut, duke i sjellë dhe humbjen e jetës pak kohë pas ngjarjes. Shokët e tij e kanë shoqëruar drejt spitalit, por mjekët e kanë pasur të pamundur që ta mbajnë në jetë. Kjo ngjarje shënon të parën e këtij lloji, ndërsa që nga fillimi i sezonit janë me dhjetëra viktima nga mbytja në det. o.u