E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish të përndjekurit, ligji merr 71 vota

Kuvendi ka miratuar dje me 71 vota pro, 30 kundër dhe 1 abstenim ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Sipas këtij ligji, do të jenë 1440 persona që do të përfitojnë dëmshpërblimin dhe 980 milionë lekë të reja është vlera financiare e këtij vendimi. Projektligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës, duke marrë kundërshtimin e partive opozitare. Projektligji me 14 nene parashikon dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave, të ekzekutuar padrejtësisht pa gjyq, për arsye politike gjatë periudhës 30 nëntor 1944 deri më 1 tetor 1991. Janë gjithsej 1440 dosje në Ministrinë e Drejtësisë, ku familjarët e ish të dënuarve presin dëmshpërblimin brenda këtij viti. Projektligji u votua në tërësi dhe nen për nen në seancën e djeshme, pa votat e opozitës. Në projektligj përfshihet edhe neni i të pushkatuarve përpara vitit 1944.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›