Berat, gjendet trupi i pajetë i 44 vjeçarit

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e së shtunës, pranë fshatit Otllak, ndërkohë që dyshohet se është viktimë e një aksidenti automobilistik.
Trupi i pajetë u gjet nga banorët e fshatit Otllak, pranë një mbikalimi në aksin Berat- Ura Vajgurore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë identifikuar viktimën.
Ai është 44 vjeçari Tajar Ymeraj, banor i fshatit Orizaj, të komunës Otllak.
Ndërkohë që sipas hetimeve të para, mësohet se vdekja është shkaktuar nga goditja e një automjeti.
Viktimia dyshohet se ka prerë rrugën automjetit dhe më pas ka përfunduar në betonin e mbi kalimit.
Policia është vënë në kërkim të autorit, ndërkohë që identifikimi i mjetit do të jetë i vështirë pasi rreshjet e shiut kanë zhdukur gjurmët.