Ministri Lulzim Basha rikonfirmon gatishmërinë e Shqipërisë për të marrë kryesimin e OSBE-së në vitin 2012

Ministri i Jashtëm Lulzim Basha ka konfirmuar dje konfirmoi edhe njëherë vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të marrë Kryesinë e Radhës së OSBE-së në vitin 2012. Konfirmimin e tij Basha e ka përsëritur në ditën e dytë të punimeve të Minisetrialit të 16-të të OSBE-së, që po zhvillohet në Helsinki.
Në mbështetje të kandidaturës shqiptare për Kryesinë e OSBE-së për vitin 2012, Basha theksoi se Shqipëria ka dëshmuar se tashmë ka ndërtuar kapacitetet e nevojshme për një kontribut të tillë, bazuar në një përvojë disa vjeçare, të ndërtuar gjatë pjesëmarrjes dhe drejtimit të suksesshëm në disa forume të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Ai shtoi se tradita jonë shekullore e dialogut dhe mirëkuptimit fetar e kulturor do të përbëjnë një vlerë të shtuar për Kryesinë e Organizatës.
Duke u ndalur tek zhvillimet në Kosovë, Basha nënvizoi progresin e bërë gjatë 10 muajve të fundit, sidomos në drejtim të ndërtimit të një shteti demokratik dhe multietnik, në përputhje me planin Ahtisaari. Pavarësia e Kosovës e ka stabilizuar rajonin tonë, theksoi Ministri Basha.
Në vijim, Ministri Basha vuri në dukje se të gjitha vendet e rajonit po bëjnë progres të dukshëm në rrugëtimin e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ai shtoi se perspektiva Evropiane dhe Euroatlantike e Ballkanit Perëndimor, të qëndrueshëm dhe në paqe, nuk ka qenë kurrë kaq e qartë.
Në fund të fjalës së tij, Ministri Basha uroi kryesinë greke të OSBE-së për vitin 2009, si dhe siguroi për mbështetjen e Shqipërisë në zbatimin e prioriteteve të saj.
Gjatë pjesëmarrjes së tij në punimet e Ministerialit të Helsinkit Ministri i Jashtëm Lulzim Basha zhvilloi takime dypalëshe me homologët e tij, Ministrat e Punëve të Jashtme të Suedisë, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Republikës Çeke, Rumanisë, Estonisë, etj. Gjatë këtyre takimeve, u diskutua rreth hapave të mëtejshme të Shqipërisë drejt Integrimit Evropian, zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe Rajon, si dhe lëvizja së lirë....