E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria shkurton afatin e regjistrimit të pronave nga 30 në 7 ditë

Nën drejtimin e Kryeministrit u zhvillua dje mbledhja e Task Forcës për Reformën Rregullatore, e cila diskutoi gjerësisht ecurinë e kësaj reforme. Gjatë kësaj mbledhje u analizua puna e bërë për legalizimin e procedurave, duke theksuar domosdoshmërinë e lehtësimit të mëtejshëm të procedurave të panevojshme, si dhe uljen e kostos për biznesin. Në këtë kuadër u vendos shkurtimi i afateve të regjistrimit të pronave nga 30 ditë në 7 ditë, si dhe thjeshtimi i procedurave të regjistrimit të pronave.
Ndër të tjera, u diskutua dhe u vendos përgjysmimi i dokumentacionit të kërkuar për procedurat e ç’doganimeve për importet dhe eksportet. U diskutua gjithashtu për procedurat e regjistrimit on-line të biznesit, si një tjetër hap për thjeshtimin e të bërit biznes në Shqipëri dhe luftën kundër korrupsionit. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›