E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gurakuqi: Gjykata e Apelit të Tiranës po vonon procesin gjyqësor mbi legjitimitetin e kreut të PDK-së

Partia Demokristiane ka reaguar dje ndaj vonesave që po shkakton Gjykata e Apelit, duke mos dhënë vendimin zyrtar mbi ligjshmërinë e Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Demokristiane të zhvilluar në pranverë të këtij viti, ku me shumicë votash u shkarkua Nard Ndoka dhe në vend të tij, kongresi emëroi Anton Gurakuqin si kryetar të PDK. Por kontestimeve që i’u bënë këtij kongresi nga ish-kryetari Nard Ndoka dhe disa mbështetës të tij të ardhur nga parti të majta, si LSI dhe PDS, Partia Demokristiane e hodhi çështjen në gjyq dhe prej më shumë se shtatë muajsh është në pritje të një vendimi mbi legjitimitetin e kongresit dhe të PDK-së, së drejtuar nga Anton Gurakuqi.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, kreu i PDK-së Anton Gurakuqi, shpreh shqetësimin dhe akuzon Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për zvarritjen e këtij procesi, me qëllim për të shkaktuar pështjellim në radhët e PDK. Ai vuri në dukje se Gjykata duhet të japë një vendim të japë, pavarësisht se ai mund të mos përputhet me vullnetin e anëtarëve legjitimë të PDK-së, sërish nga trupe gjykuese, po mbahet peng një proces, i cili në çdo vend demokratik, që ka një drejtësi të pavarur nga politika, por të varur nga ligji, do të përfundonte me dy seanca.
Gjithashtu, kreu i PDK, shtoi se është kërkuar konform të gjitha ligjeve dhe rregullave ligjore që gjykimi i çështjes të mos bëhet nga gjyqtarë që kanë gjykuar njëherë procesin. “Si në rastin e gjyqtares Blerina Muça, e cila duke shpërfillur ligjet sillet në procesin gjyqësor jo si një njeri i mandatuar për të dhënë drejtësi. Në anën tjetër një gjykatës, Artur Gaxhi, zvarrit gjykimin e çështjes, duke përdorur argumente që jo vetëm nuk shërbejnë për zvarritjen e procesit apo bllokimin e tij, por në mënyrë demonstrative refuzon t’i vërë në dispozicion palëve dokumentet apo shkresat mbi të cilat ai bazon vendimin për shtyrjen e seancave në mënyrë të njëpasnjëshme”, u shpreh Gurakuqi.
Në këtë kuadër, Partia Demokristiane i bën thirrje Presidentit të Republikës,
me cilësinë e Kryetarit të KLD-së, institucionit të KLD-së, Prokurores së Përgjithshme, që përpara se të mbajnë fjalime dhe leksione për pavarësinë e gjyqësorit dhe sistemit të drejtësisë në tërësi, të zbatojnë kompetencat që i jep ligji, dhe mbi të gjitha parimet mbi të cilat janë zgjedhur dhe janë betuar para Kushtetutës që do t’i zbatojnë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›