E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështimi i altertekstit, raporti i SOROS: Anonim përzgjedhësit e librave

libratTiranë- Fondacioni Shoqëria e Hapur ka publikuar së fundmi një raport mbi altertekstin. Nëpërmjet një anketimi të kryer në radhët e nxënësve, mësuesve, prindërve dhe drejtuesve të shkollave ka rezultuar se personat që bëjnë përzgjedhjen e tekteve nuk bëhen publikë dhe nuk dihte se cilët janë anëtarët e Komisionit të Votimit të Teksteve.

Në raportin e SOROS thuhet më tej se vetë mësuesit janë shprehur se askush nuk u ka marrë mendimin mbi përzgjedhjen e tekstit, ndërsa shtojnë se janë ata që kanë pakënaqësi ndaj disa teksteve pasi një pjesë e tyre kanë edhe gabime.

Edhe këtë vit, 2012 anëtarët e KVT-ve kanë qenë anonimë për publikun, duke ushqyer kështu dyshimet e grupeve të interesit (mësuesve dhe prindërve) nëse këta anëtarë e kanë apo jo kualifikimin e nevojshëm. Ndërkohë duhet të mbahet parasysh se me hyrjen në Për arsimin parauniversitar, mospublikimi i emrave të anëtarëve të KVT-së është në kundërshtim me ligjin,- thuhet në raport.

Më tej thuhet se gjatë fokus-grupeve shpeshherë mësuesit detyrohen të mos zgjedhin tekstet më të mira për shkak të ndikimit si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda sistemit, për të favorizuar tekste të caktuara. Dyshime janë ngritur në lidhje me informimin paraprak të mësuesve për alternativat që do të votohen. Vetë mësuesit gjatë fokus-grupeve shprehen se shpesh kampionet e teksteve mbërrijnë shumë vonë dhe në sasi tepër të vogël (një tekst për shkollë), çka e bën të vështirë shqyrtimin e të gjitha alternativave brenda kohës së përcaktuar, gjë që nuk i lejon mësuesit të krijojnë një mendim të pjekur lidhur me pikat e forta dhe të dobëta të secilit tekst alternative. Tjetër shqetësim është se rreth 96% e prindërve shprehen se nuk kanë qenë pjesë e komisionit përzgjedhës.

Për të lexuar të plotë raportin klikoni këtu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›