Berat, grabitet me armë një argjendari

Pas grabitjes në Lezhë, një tjetër grabitje është shënuar ditën e sotme, kësaj radhe në Berat. Minuta më parë, në lagjen “Mangalem” dy persona me maska dhe të pajisur me armë zjarri kanë grabitur një dyqan argjendarie. Mësohet se dy grabitësit kanë shtënë në ajër, ndërsa kanë grabitur argjendarinë e shtetasit Pal Shkarpa. Nuk dihet akoma sasia e vjedhur nga dy grabitësit, ndërsa bëhet e ditur se janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.