Korçë, policia parandalon vrasjen mes të rinjve

Policia e Korcës ka arritur te parandalojne një vrasje ne lagjen nr 6 ne qytetin e Korces, ku pas mberritjes ne vendngjarje forcat e policise kane shoqeruar e me pas kane arrestuar ne flagrance vellezerit :
-Erjon Kreka, 26 vjec i denuar me pare per vepren penale te "Vjedhjes"
-Spartak Kreka, 35 vjec, te dy keta shtetas banues ne lagjen nr 6 Korce.
Arrestimi i tyre u be pasi, keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin,kane tentuar te vrasin mesditen e sotme,shtetasit Artan.M 28 vjec dhe Arjon.M 25 vjec, konkretisht vellezer dhe banues ne qytetin e Korces.
Mësohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti per motive te dobta mes shtetasve te siperpermendur.
Ne cilesine e proves materiale vellezerve Kreka, u jane gjetur dhe sekuestruar:
-Nje arme zjarri kallashnikov model 56
-Nje kreher me fisheke
-Si dhe nje pushke model 56
Ndërkohë materialet e perpiluara ne ngarkim te shtetasve Spartak dhe Erjon Kreka do i referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur ne tentative" kryer ne kushtet e bashkepunimit dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve".