Berat inspektohen thertoret

Strukturat vendore duhet të intensifikojnë bashkëpunimin me shërbimin veterinar për tju ofruar konsumatorëve prodhime shtazore të kontrolluara.
Kështu është shprehur nga Berati ku mbërriti për një inspektim të përgjithshëm Drejtori i Autoritetit Kombëtar të ushqimit Genc Juka duke theksuar rëndësinë që kanë thertoret, të cilat mungojnë në këtë qark në cilësinë e produkteve të ushqimit.
Genc Juka, Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, thotë se objekti i inspektimeve nuk është për qëllime penalizmi, por të theksojë vëmendjen ndaj ushqimit për konsum, nisur dhe nga problematika e temperatuarve mjaft të larta.
Në përgjithësi cilësia e produkteve ushqimore në qarkun e Beratit ka qenë e mirë por janë lënë detyra për subjektet e prodhimit për rritjen e nivelit të higjenës dhe rritjen e cilësisë së aparaturave të kontrollit.
Olgera Muka