E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debuton aeroplanmbajteseja e pare kineze

Kina lëshoi në oqean  të parën aeroplanmbajtëse kineze, një debutim ky që rriti  krenarinë e patriotizmin në vend, por dhe ankthin në rajon për ambiciet detare të Pekinit.

Debutimi i Vatyag, një prodhim  sovjetik i përshtatur dhe përfunduar nga kinezët u vlerësua nga media shtetërore, si një hap i shumëpritur, që shënon një arritje të rëndësishme në planin afatgjatë,  përsa i përket pushtetit detar në rajonin e Azisë, ku rrugët detare janë të shumta e po kështu dhe mosmarveshjet territoriale.

Sipas Xinhua aeroplanmbajtësja u nis   nga porti Dalian në verilindje të provincës Liaoning, të mërkurën në mëngjes, për të filluar udhëtimin  e saj të parë në det.

Aeroplanmbajtësa,  është rreth 300 metra e gjatë, një prodhim i vjetër sovjetik i papërfunduar, që Kina e kishte blerë nga Ukraina, para më tepër se një dekade.

Ndërsa shtete të fuqishme në perëndim kanë  zvogëluar buxhetet e tyre ushtarake, Kina  ka blerë nënëdetëse të reja, anije dhe anije anti-raketë, si pjesë e modernizimit të fuqisë së saj detare.

Pas tensioneve të herëpashershme në rajon Japonia, Vietnami dhe Filipinet kanë reaguar me shqetësim ndaj shpalosjes së ambicieve më të fundit  ushtarake.

Por dhe në Uashington, zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, deklaroi  se “ëshët i mirëpritur  çfarëdo shpjegimi që Kina do të dëshironte të jepte për nevojën për këtë lloj pajisjeje”.
 
Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›