Berat, kanali i ujërave të zeza, rrezik epidemie për lagjen 30 Vjetori
Tregtarët e tregut industrial në një hapësirë rreth 500 m katror ku ata tregtojnë në sheshin Demokracia para stadiumit Tomorri, ankohen se shqetësim për ta është kanali i ujërave të zeza në ndodhet i zbuluar mes sheshit dhe që ka 6 muaj në këtë gjendje. Rritja e temperaturave këto ditë ka vështirësuar situatën në këtë shesh, ku jo vetëm tregtarët që mbyten nga era e rëndë e fekaleve, por janë dhe banorët të lagjes 30 Vjetori, ata që të indinjuar për këtë problem i janë drejtuar dhe pushtetit lokal duke kërkuar zgjidhje sa më shpejt të problemit.
Banorët të shqetësuar thonë se bllokohen nga era e rëndë e ujërave të zeza ndaj ditë natë i mbajnë dritaret e mbyllura. Ndërsa tregtarët, të cilët punojnë disa metra larg kanalit thonë se kanë vendosur të protestojnë ndaj këtij problemi që nuk po zgjidhet nga pushteti lokal duke mos paguar taksat e muajit të ardhshëm. Gjithashtu rruga kryesore në këtë lagje që fillon nga bulevardi Republika, vazhdon tek kryqëzimi i stadiumit të vjetër dhe përfundon deri tek sheshi para stadiumit Tomorri, ndodhet në gjendje mizerabël. Kjo rrugë me gjatësi 420 metra me hapësirë trotuaresh deri në 4 m është e shkatërruar si pasojë e dëmtimeve që ardhura në nga mungesa e shkarkimit të kolektorëve të ujërave të bardha, ndërhyrjet inxhenerike etj. Por sipas burimeve nga zyra e urbanistikës, këtë rrugë e ka dëmtuar dhe tregu industrial, i cili ekziston në këtë rrugë prej vitit 1990, ku si pasojë e vendosjes së tendave janë dëmtuar trotuaret dhe brezin e gjelbër të pemëve. Edhe pse kjo rrugë është një shqetësim për banorët dhe tregtarët, këta të fundit shprehen se çdo verë bllokohen nga pluhuri dhe çdo dimër përmbyten nga ujërat që nuk thithen nga pustetat e bllokuara. Ndërsa në lidhje me këtë problem burime nga bashkia bëjnë të ditur se në mbledhjen e kaluar të këshillit bashkiak nga zyra e urbanistikës u paraqitën tre projekt-preventiva për rikonstruksion të rrugëve në qytetin e Beratit ku përfshihen dhe rruga e lagjes 30 Vjetori deri tek stadiumi Tomorri, sheshi Demokracia ku përfshihet dhe kanali i ujërave të zeza. Por gjatë mbledhjes, një grup këshilltarësh nuk kanë qenë dakord që të miratonin projekt vendimet për rikonstruksion të rrugëve duke nxjerrë si shkak se ligjërisht këto projekte duhet të hartohen nga këshilli Bashkiak dhe jo nga zyra e urbanistikës. Për këtë arsye këshilltarët kanë bojkotuar mbledhjen duke bërë që të mos miratohet asnjë projekt nga relacioni i paraqitur, gjë e cila ka bërë që gjendja e kësaj rruge dhe të tjera vënë qytet të mbeten në gjendje të pakalushme nga këmbësorët, por duke lënë hapur dhe çështjen e kanalit të ujërave të zeza që tashmë do të jetë burim infesksionesh dhe sëmundjeve të rënda epidemike për banorët e lagjes 30 Vjetori.