Berat, kanos prindërit, prangoset 39 vjeçari
Mesditën e djeshme është kryer arrestimi i shtetasit Ilirjan Dyli, 39 vjeç, lindur në qytetin e Beratit dhe banues në atë të Durrësit. Burimet policore thanë së arrestimi i 39- vjeçarit Dyli, u mundësua pas kallëzimit të dhënë nga dy prindërit e tij, Bektash e Dajre Dyli, të cilët ai i ka kanosur me jetë pas një grindjeje mes tyre për mospranimin nga këta të fundit të një lidhjeje të re që djali i tyre kishte me një vajzë.
Prej burimeve policore mësohet se Ilirjan Dyli, pas grindjes me prindërit ka dëmtuar dhe pronën e fqinjit të babait të tij, duke prishur në këtë mënyrë edhe rendin dhe qetësinë publike. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, uniformat blu arrestuan 39- vjeçarin, i cili do të përballet me akuzat e kanosjes, shkatërrimit të pronës dhe prishjes së rendit dhe qetësisë publike, akuza këto të parashikuara nga nenet 84, 150 dhe 274 të Kodit Penal.