METE, fushatë sensibilizuese për konsumatorët
Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës (METE) ka filluar një fushatë sensibilizuese për konsumatorin shqiptar, që të blejnë mallra brenda standardeve të duhura. Në kuadër të kësaj nisme, ministri i METE-s, Genc Ruli i shoqëruar dhe nga zv. ministri Eno Bozdo, zhvilloi dje në mesditë një takim me nxënës të shkollës së mesme të liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë.
Gjatë këtij takimi, ministri Ruli tha se "si grup të parë për të trajnuar në kuadër të kësaj fushate kemi zgjedhur pikërisht të rinjtë, të cilët do të jenë brezi që do të përcjellin këtë kulturë". Më tej ministri Ruli ka renditur disa nga standardet që duhet të ketë malli apo produkti që blejmë në treg, duke dhënë edhe mundësitë se ku duhet të ankohesh për një mall që nuk i përmbush standardet. Sipas tij Z. Ruli, kjo fushatë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, në shkolla të tjera të kryeqytetit duke marrë përmasa kombëtare.
Last Updated on Friday, 20 March 2009 22:57
Last Updated on Friday, 20 March 2009 22:57