Berat, kapen 64.5 kg drogë, 3 në pranga

Policia e Beratit ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 64.5 kg kanabis sativa, e cila ishte destinuar drejt Tiranës, ndërkohë që ka vënë në pranga tre persona dhe shpallur në kërkim tre të tjerë. Sasia e drogës, është sekustruar sot në aksin rrugor Berat- Ura Vajgurore ndërkohë që mendohet se ishte duke u transportuar drejt Tiranës për tu tregëtuar. Drejtoria e policisë së Qarkut të Beratit bëri me dije se arritit të përfundojë sot me suksues aksionin e koduar "Paw Sprint", që kishte si qëllim goditjen e një grupi trafikantësh të lëndëve narkotike. Kështu sipas burimeve të policisë u ndaluan sot shtetasit Vladimir Shkëmbi, 33 vjeç , banues në çorovodë, Asllan Fetiu, 22 vjeç, banues në Berat, si dhe Alket Canka, 38 vjeç, banues në fshatin Miçan të rrethit të Përmetit. Policia deklaroi gjithashtu se është shpallur në kërkim edhe Dorjan Nuho, 21 vjeç, Xhezmi Shkëmbi, 45 vjeç, banues në Berat si dhe Arben Shahu, 26 vjeç, banues në Kuçovë. Tre personat e ndaluar mësohet se janë pjesë e një rrjeti trafiku të lëndëve narkotike. Nga informacionet e siguara në rrugë operative ekspertët e policisë kishin mësuar se një sasi e konsiderueshme droge do të transportohej sot nga fshati Miçan të rrethit të Përmetit drejt kryeqytetit. Menjëherë pas këtij informacioni është organizuar puna ku dhe u arrit të sekuestrohej sasia prej 64.5 kg lëndësh narkotike, kanabis stativa. Sasia mësohet se ishte fshehur në në mjetin tip foristradë tip xhip dhe u bllokua në hyrje të Urës Vajgurore. Menjëherë pas sekuestrimit të kësaj sasie policia sekuestro dhe dy mjete të tjera, një mjet tip benë dhe një mjet tip audi, mjete këto të cilat i shërbin të ndaluarve për transportimin e drogës drejt kryeqytetit. Pas marjes në pyetje të personave të ndaluar policia arriti të mësoj se sasia e drogës ishte kultivuar në fshatin Miçan të rrethit të Përmetit. Sasia mësohet se ishte transportuar nga aksi i vjetër rrugor Berat- Përmet dhe më pas do të dërgohej në Tiranë ku dhe më pas do të tregëtohej. Sipas burimeve të policisë të gjashtë personat do të akuzohen për veprën penale të " trafikimit të lëndëve narkotike"