Berat, makina përplas nënën e vajzat 3 dhe 5 vjecare
BERAT- Një 22-vjecare dhe dy vajzat e saj 3 dhe 5 vjece janë përplasur nga një automjet, ndërsa kalonin rrugën në fshatin Lapardha të Beratit. Aksidenti ndodhi pasditen e sotme kur një automjet tip Benz me targa BR 1899 A, ka devijuar nga rruga dhe ka goditur nënën me dy vajzat e saj.
Pas goditjes drejtuesi i mjetit 28-vjeçari Lorenc Kurrizi nga fshati Moravë është larguar menjëherë nga vendngjarja, por është ndaluar nga forcat e policisë. Nga kjo përplasje është aksidentuar rëndë 22-vjeçarja Sonila Mara dhe janë plagosur lehtë dy vajzat e saj 5 dhe 3 vjeçe.
E plagosura Sonila Mara është dërguar me urgjencë në Spitalin e Beratit, ku edhe pas ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që dy vajzat e saj kanë marë vetëm plagë të lehta.
Specialistët e policisë së Qarkullimit Rrugor, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë konfirmuar se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e madhe e mjetit që ka sjellë edhe humbjen e kontrollit nga ana e drejtuesit te mjetit.
(e.m/news24/BalkanWeb)