Boboshtica, sot seanca e parë, kreu i Omonia deklarohet i pafajshëm
KORCË- Pas 5 seancash shtyrje të filluara që në muajin nëntor të 2010- tës sot është zhvilluar seanca e parë e rregullt mbi cështjen Boboshtica. Të tre të pandehurit, kreu i OMONIA-s për rajonin e Korcës, Naum Disho dhe dy punëtorët Luan Zace dhe Alqi Koroveshi janë paraqitur sot para togave të zeza.
Prokurorja e cështjes Irena Cunoti ka shprehur konkluzionet e hetimit duke deklaruar se varret janë dhunuar dhe në sipërfaqe janë gjetur eshtra njerëzish. Ndërkaq avokati mbrojtës i kreut të OMONIA-s ka pranuar se klienti i tij ka financuar platformën, por kjo është bërë në shenjë nderimi për dy ushtarët grekë dhe se Naum Disho nuk e ka ditur se atje egzistonin varre të vjetra, ndërsa ka hedhur poshtë përfshirjen e këtij të fundit në gërmimet e varreve.
"Për asnjë moment ai nuk ka patur si qëllim të tij dhunimin e varreve dhe për asnjë moment nuk ka bashkëpunuar në veprime konkrete me asnjë nga dy të pandehurit e tjerë në procesin e punës, që sipas akuzës con në ekzistencën e veprës penale të dhunimit të varreve“",- thotë avokati mbrojtës.
Sakaq dy të pandehurit e tjerë, punëtorët të cilët kryen punimet për ndërtimin e memorialit janë shprehur se kanë bërë vetëm punën dhe janë vetëdeklaruar të pafajshëm
"Kemi kryetr vetëm punën, nuk kemi gërmuar kocka. Ka pasur edhe fshatarë të tjerë aty, ne ndjehemi të pafajshëm",- thonë dy punëtorët.
Seanca e radhës do të përfundojë me pyetjen e dëshmitarëve në datë 4 prill.
(m.a/News24/BalkanWeb)