Perkujtohet Azem Hajdari Berisha homazhe te memoriali

Në 13 vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, shefi i qeverisë, Sali Berisha ishte pranë memorialit të heroit të demokracisë së vendosur pranë selisë së PD-së.
Berisha theksoi se Hajdari u ekzekutua nga fallangat e diktaturës komuniste, por shtoi se projekti i tij për integrimin e Shqipërisë nuk u ndal. Sipas tij, Azem Hajdari u shndërrua në flamurmbjatësin e demokracisë shqiptare.
“Ata, të cilët shkrehën plumbat e zi mbi gjoksin e tij menduan dhe besuan se do të mund të eliminonin kauzën e tij, por gabuan rëndë. Sot, projekti i Azem Hajdarit ëndrra e tij dhe studenteve liberatorë është më realitet se kurrë. Shqipëria sot është vend anëtar i NATO-s. Shqiptarët sot lëvizin të lirë në mbarë Evropën”-tha Berisha.
Pranë selisë së PD-së ishin grumbulluar me qindra simpatizantë demokratë për të përkujtuar figurën e Azem Hajdarit. Kryeministri Berisha u shoqërua nga anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të PD-së dhe kryebashkiaku i Tiranës.
Erjon Ajazi