E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presim sugjerimet Topalli Kodi elektoral ne axhende

Ngritja e komisionit të reformës zgjedhore është tashmë  në  axhendën e  punës së kuvendit. Përfshirjen në kalendar e konfirmon kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, dhe se tashmë janë partitë politike që duhet të propozoojnë emrat për anëtar të këtij komisioni. Ajo theksoi qendrimin e maxhorancës për të pranuar cdo propozim të partisë socialiste për reformën  zgjedhore, i cili të çertifikohet nga OSBE-ODIHR dhe Komisioni i Venecias.

“Është diskutuar, është futur në kalendar, po presim propozimet nga deputetët sipas rregullores së kuvendit. Unë pres vepra pas fjalëve”-tha Topalli.

Kryeparlamentarja tha se pret që opozita të mos ndryshoj qendrim dhe të japë votat për ligjet me shumicë të cilësuar, ndërsa në  seancën e të martës është në rendin e ditës drafti për gjykatën administrative. Zonja Topalli tha se Bojkoti i opozitës  ka dëmtuar  procesin e reformave dhe se tani është koha për vepra. Deklaratat u  kryeparlamentares u bënë  pas një takimi me deputet të bundestagut gjerman, kreu i të cilit i bëri thirrje të dy palëvë që të bashkpëunojnë për procesin integrues të vendit.

“Vlerësoj kthimin e opozitës në parlament, duke marrë në konsideratë reformat që dhe ligjet që duhet të miratohen. Për shkak të bojkotit të Partisë Socialiste  Shqipëria humbi një kohë shumë të vlefshme. Tani është koha për ta ndryshuar. Palët politike duhet të bashkëpunojnë për të realizuar reformat dhe për të ecur përpara. Ne ju inkurajojmë të vazhdoni në këtë drejtim”-tha Roderich Kiesewetter, deputet gjerman.

Deputetët gjermanë kanë konfirmuar mbështetjen e vendit të tyre për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›