Berat, mbi 2 mijë persona të prekur nga diabeti
BERAT- Numri i të prekurve me diabet në qytetin e Beratit vjen duke u rritur dhe një nga shkaqet është kequshqyerja. Ky konfirmim vjen nga mjekët specialistë. Për të identifikuar numrin real të të prekurve, në dy qendra shëndetësore janë kryer ekzaminime falas të diabetit dhe tensionit arterial për qytetarët beratas.
Qëllimi i këtyre ekzaminimeve falas është njohja me rastet e reja të mbartësve të sëmundjes së diabetit si dhe atyre që vuajnë nga tensioni arterial”, shprehet mjekja Alketa Papa.
Mjekët specialistë pohojnë se, nga ekzaminimet e kryera rezulton se në qytetin e Beratit janë mbi 2 000 persona të regjistruar me sëmundjen e “diabetit”, por ata pohojnë se kjo shifër mund të jetë 3 herë më e lartë për shkak të trashëgimisë dhe kequshqyerjes.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)