Sharkohet nga detyra kancelari i Gjykatës së Krimeve të Rënda
TIRANË- Sharkohet nga detyra kancelari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Rozario Rica. Urdhri është firmosur nga ministri i Drejtësisë Eduard Halimi pas inspektimit në gjykatë ku u konstua mangësi e provave materiale.
Paraditen e sotme ministri Halimi zhvilloi një seancë dëgjimore me kryetaren e komanduar të Gjykatës së Krimeve të Rënda znj. Etleva Deda dhe me kancelarin Rica.
Ndërkohë lidhur me kryetaren Etleva Deda, nuk u aplikua nisja e procedimit disiplinor sipas nenit 17 të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH” edhe për shkak të statusit të saj në detyrë si e deleguar dhe jo si kryetare e emëruar.
Për këtë arsye, Ministri i Drejtësisë i propozoi KLD-së ndryshimin e vendimit për komandimin e Etleva Dedes në kryesimin e gjykatës së krimeve të rënda, bazuar edhe në vendimin nr. 227/2, “Për funksionin drejtues në gjykata”, sipas të cilit kryetari i deleguar e ushtron këtë funksion deri në 3 muaj.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)