E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, mbytet në lumin Osum një 13 vjecar

Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë në vendin e njohur me emrin si “Ura e Re”, ndërsa adoleshenti po lahej në lumë. Mësohet se kanë qënë banorët e yonës që kanë nxjerrë nga ujrat e lumit trupin e pajetë. 

BERAT-Një djalë 13-vjecar është mbytur në lumin Osum të Beratit. Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë në vendin e njohur me emrin si “Ura e Re”, ndërsa adoleshenti po lahej në lumë. Nuk dihen ende rrethanat e qarta sesi humbi jetën fëmija, por mësohet se kanë qënë banorët e yonës që kanë nxjerrë nga ujrat e lumit trupin e pajetë. Deshmitaret vetem thone se femija hyri ne nje yone te thelle te lumit dhe nuk ka mundur dot te dale me gjalle prej andej. Ata shtojne se jane perpjekur ta shpetojne por, pa rezultat.
Ngjarja e rende e dites se sotme pason atë të pak ditëve më parë, kur një i ri 22 vjecar humbi jetën në zonën e plazhit të Rrushkullit duke u hedhur nga një bunker betoni në ujë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›