E Shtunë, 31 Tetor 2026

E bija e Berluskonit: Më habiti historia e tij

 

Barbara Berluskoni, e bija e Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, është intervistuar nga revista italiane “Vanity Fair”, mbi çështjet që po ndodhin rreth jetës së saj dhe skandaleve të të atit. “Nuk besoj se në jetën e një njeriu të politikës mund të ekzistojnë ndarje mes jetës publike dhe asaj private”, thotë ajo.  “Besoj se shoqëria shpreh një sens morali të përbashkët. Përfaqësuesit politikë që janë zgjedhur për të na qeverisur mirë, për të përparuar komunitetin, duhet që ruajnë edhe vlerat që ai ka, dhe mundësisht t’i rrisin ato”, shtoi ajo. E bija 25-vjeçare e Kryeministrit shprehet më pas “e çuditur” për “vëmendjen” e të atit drejt Noemi Letizias, vajzës 18-vjeçare, që u bë shkak për divorcin e prindërve të saj. “Historia ime është e një vajze që e ka jetuar rininë e saj në një mënyrë të qetë e normale. Nuk kam dalë kurrë me meshkuj të moshuar. Janë disa lidhje psikologjike për të cilat nuk kam asnjë eksperiencë”, thotë ajo për “Vanity Fair”. Për sa i përket divorcit të prindërve, ajo thotë se ka dhimbje për këtë dhe një dëshirë për t’i mbështetur të dy. “Dhimbja është e madhe. Më e fortë është ndjesia e bashkimit familjar që ka dikush, dhe në rastin tim kjo është shumë e fortë, sa amplifikon zhgënjimin. Por të paktën ne fëmijët e tyre po e kalojmë këtë fazë në një moshë të pjekur. Dua të jem pranë të dy prindërve të mi, sepse ajo që nuk shfaqet jashtë është se dhimbja e tyre është e thellë dhe i prek që të dy”. E pyetur nëse ky ishte fundi i një dashurie të madhe, ajo thotë “Jam e sigurt që kështu do të jetë për mamin”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›