Durrës, pronari vret klientin se i ngacmoi balerinat në lokal
Policia ka prangosur sot në mesditë personin qe ekzekutoi gjate nates nje te ri në qytetin e Durrësit. Vrasësi është pronar i një klubi nate, ndërsa viktima klient. Policia e Durresit zbulon detaje të konfliktit që coi në vrasjen e të riut
TIRANE-Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së një 26 vjecari që tronditi në orët e para Durrësin.
Fundim Dedja 42-vjecar u arrestua nga forcat e policisë së qytetit bregdetar ne afërsi të Shijakut teksa udhëtonte me makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03 e 50 të mëngjesit të sotëm në lokalin e autorit, te Buzuk “Coco Bongo” ku viktima Emiljano Sula ishte klient. 26-vjecari ka nisur të ngacmojë balerinat që kërcenin në lokal, gjë e cila nuk është toleruar nga pronari Fundim Dedja.
Ky i fundit ka nisur të konfliktohet me klientin Emiljano Sula, sherr i cili ka degjeneruar me fyerje, përplasje fizike dhe më pas të shtëna me armë.
Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë 26-vjecari i cili ka humbur jetën pak minuta pasi u dërgua në spitalin rajonal të Durrësit.
Menjëherë policia ka nisur hetimet, duke identifikuar dhe më pas arrestuar autorin.
Ndërkaq mësohet se janë sekuestruar dy armë, një automatik dhe një pistoletë TT pa leje, ndërsa janë shoqëruar dy persona për armëmbajtje pa leje të cilët rezultojnë të përfshirë në ngjarje.
(d.b/BalkanWeb)