Berat miratohet buxheti me votat e te majteve
BERAT- Pas 5 oresh debate ndermjet keshilltareve te keshillit bashkiak te Beratit miratohet buxheti per vitin 2011. Buxhetit i eshte dhene OK vetem me 18 votat e te majtes ndersa te djathtet dhe LSI-ja qe benin gjithsej 10 kartone abstenuan. Kreu i keshillit bashkiak Arenc Berati qe eshte i zgjedhur nga e djathta i kerkoi grupit te keshilltareve te benin me transparente fondet e buxhetit te vitit te kaluar. Kjo per shkak se mjaft projekte te lena ne gjysme vitin e kaluar ishin planifikuar serish te merrnin nje pjese te fondeve te buxhetit te ketij viti. Te djathtet kerkuan te merrnin te dhena se ku kishin shkuar parate per rikonstruksionin e qendres se qytetit te bulevardit Republika te restaurimit te nje stadiumi disa trotuareve etj. Por kryebashkiaku Fadil Nasufi u shpreh se vitin e kaluar buxheti kishte qene mjaft i tkurrur e per pasoje parate nuk kishin mjaftuar per ti perfunduar te gjitha projektet qe kishin marre miratim ne keshillin bashkiak nje vit me pare. Nje tjeter verejtje e cila shkaktoi debat ndermjet keshilltareve ishte edhe fakti se u evidentua qe 25 per qind e gjithe buxhetit prej rreth 425 milione lekesh i ishin kaluar bashkise per pagat e administrates dieta si dhe shpenzime te tjera te saj. d.xh