E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamiti Letersia e sotme me shume ide dhe origjinalitet

/ /

Por duke qene se cmimin e meritoi me nje liber voluminoz studimor i cili i ka marre jo pak kohe nga jeta e tij por edhe e familjes dhe miqve shkrimtari dhe studiuesi vendosi tua dedikoje pikerisht atyre kete cmim. Duke ia lejuar vetes te ishte pak intim sic do te thoshte ai perpara salles se mbushur me njerez te letrave falenderoi bashkeshorten e tij Kumrien qe e ka duruar ne kete aventure te gjate letrare. Ate qe dikur ishte e dashura me pas gruaja pastaj e shoqja e ne te ardhmen ndoshta kujdestarja. Nje moment i kendshem qe doli jashte pompozitetit te ceremonive te zakonshme. Nje dedikim edhe per nje mik qe nuk eshte me. Pasi mori cmimin Sabri Hamiti recitoi edhe disa vargje kushtuar Ibrahim Rugoves. Vargje qe zinin fill ne vigjilje te Krishtlindjeve ne katedralen Nena Tereze ne Prishtine. Atje ku shkrimtari kerkonte ikonen e Rugoves. Nuk e gjeti ne kolona e kupola as ne qiell. Ishte ne zemrat e njerezve dhe pernjemend ishte dita e lindjes se njeriut. Ne nje interviste shkrimtari dhe studiuesi flet per vepren e tij Poetika shqipe me te cilin meritoi mimin e Madh te Letersise csynon kjo veper por edhe per dedikimet per gruan dhe mikun e tij.
do te thote per ju mimi i Madh i Letersise
Ne moshen time cmimet i marr si nje fjale te mire por nuk kane ndonje ndikim te vecante ne krijimtarine time. Normalisht qe eshte kenaqesi qe bashkekohesit te vleresojne ate qe ke bere.
shte nje liber voluminoz qe ju ka marre jo pak kohe ku rrihni permes tij
Ky liber perpiqet te jape nje panorame te pergjithshme te letersise qe nuk lidhet vetem me nje kohe po qe lidhet me letersine shqipe nga Buzuku deri me sot. Kjo eshte nje veper e shkruar ne dhjetevjecarin e fundit por eshte nje kurorezim i punes sime ne 3 dekada ne studimin e letersise shqipe vetem qe tash merr nje forme me te sistematizuar ne te cilen autoret jane jo vec e vec te trajtuar por trajtohen fenomene letrare qe kapin gjithe zhvillimin e saj permes eksponenteve me te theksuar te autoreve te vecante.
Ka pasur edhe reagime per kete liber ndonje shkrimtar nuk e ka mirepritur perfshirjen ne ndonje kapitull...
Kam pershtypjen se mund te jete lexuar gabim. Ky eshte nje liber qe nuk merret me nje veper te vecante por qe kap kode dhe fenomene. Nese ne nje fenomen perfshihet akecila veper mund te jete permendur. Por nuk behet fjale per nje veper te caktuar pasi vepra ime nuk eshte nje monografi. Ajo u referohet cikleve te ndryshme si cikli i letersise autobiografike qe nuk lidhet me nje kohe cikli i letersise okazionale filobiblike problemet e shkollave letrare problemet e lidhjes se letersise me ideologjine te gjitha keto te para ne teresine e letersise shqipe pa qasje kronologjike por tipologjike.
Kur shfaqet me dukshem lidhja mes letersise dhe ideologjine
Lidhja e letersise me ideologjine shfaqet ne te gjitha koherat varet se cila eshte ideologjia. Nje here del si ideologji e fese e kombit apo politike. Ne te gjitha fazat e shkrimit te letersise shqipe e kemi te pranishem.
Do te vazhdoje me tej ky studim
shte nje liber i hapur. Une tashme po vazhdoj te shkruaj nje pjese tjeter. Nuk e quaj liber te mbyllur.
Si e shihni zhvillimin aktual te letersise shqipe
Vleresimi i dickaje ne proces eshte problematik prandaj edhe une i falenderoj anetaret e jurise qe marrin guximin te vleresojne apo te dallojne dicka prej gjithe te tjereve sepse fenomenet ne zhvillim eshte e veshtire te vleresohen te gjykohen. Mund te karakterizohen por jo te gjykohen sepse eshte relative per kohen e vet. Ndodh qe koha relativizon apo vlereson dicka qe dikur eshte konsideruar shume e madhe me pare. Ne kete kontekst une e shoh edhe ate cka ndodh ne letersine shqipe. Megjithate mund te them qe hasen fenomene interesante sepse ka shume me shume ide dhe shume me shume autoresi sa i perket disintegrimit te metodes krijuese. Kjo eshte tendenca e origjinalitetit dhe individualitetit dhe kjo ka te beje me te gjitha gjinite. Kjo eshte themelore.
Pasi moret cmimin recituat ca vargje per Ibrahim Rugoven pse ky dedikim pse sot
Jane vargje per nje mikun tim per Ibrahim Rugoven per nje nga studiuesit me te medhenj te shekullit te XX ne letersine shqipe dhe prijesi shpirteror i pavaresise se Kosoves. Por une nuk mund ti shpjegoj vargjet e mia shpresoj qe to te jene kuptuar.
Ju gjithashtu jeni i angazhuar ne politike si rrine bashke politikani dhe studiuesi
Une jam njeri qe kam punuar jo luftuar nuk me pelqen fjala lufte per lirine pra jam punetor i lirise. Vendi im me ka detyruar qe kete pune per lirine ta bej me intensive ne nje fushe apo ne nje tjeter keto dy dekadat e fundit. Une ne politike ne kuptimin klasik nuk kam qene kurre por punetor i lirise per Kosoven dhe shqiptaret kam qene gjithnje.
Nje falenderim te vecante i bete bashkeshortes suaj nuk duhet ta kete pasur te lehte ne krah tuaj...
Ndjeva nevojen qe mikes sime Kumries tia them nja dy fjale. Ne jemi moshatare dhe kemi kryer studimet bashke. Ajo ka qene nje vajze e talentuar dhe nje studente e mire po aq sa une. Kemi dy djem bashke dhe ajo ne menyren me maksimale ka marre persiper ti rrise ata por me e rendesishmja eshte qe ajo ka qene bashkudhetare e aventures sime letrare dhe nese nje grua arrin te mbijetoje ne nje jete te tille shume specifike shume te veshtire tek shkrimtaret dy fish e veshtire dhe i reziston kesaj 4 apo 5 dekada mendoj se e ben kete nga dashnia sepse dashnia mbaron gjithnje me dhimbje. Nje dashuni qe behet dhimbje.
shte kritike e veprave tuaja
I lexon veprat e mia por kush dashuron nuk kritikon kurre.

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›