Zbogar në Tiranë: BE e shqetësuar Partitë të dialogojnë
TIRANE- Ministri i jashtëm slloven nxit partitë politike të diaologojnë për të nxjerrë vendin nga situata e vështirë politike.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm shqiptar, njëkohësisht zv kryeministrin Edmond Haxhinasto, zoti Samuel Zbogar tha se kishte ardhur në Tiranë për të dëgjuar dhe kuptuar mirë se cfarë po ndodh “Shqipëria si gjithë rajoni është në oborrin e brendshëm të BE-së, pra ajo cka ndodh në Shqipëri ndodh dhe në BE, ndaj unë erdha këtu me qëllim që të dëgjoj dhe kuptoj më mirë cilat janë cështjet dhe problemet që diskutohen.”
Ministri Slloven informoi se gjatë bisedës me homologun shqiptar ia kishte arritur këtij qëllimi dhe informoi për takime me liderë të tjerë të vendit “për të parë se cfarë mund të bëjë Sllovenia e BE që të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e procesit të integrimit”
“Më lejoni të theksoj se receta më e mië është nxitja e dialogut politik dhe e mirëkuptimit midis palëve.”- nënvizoi ministri i jashtëm Slloven.
Duke iu referuar demonstratës së 21 janarit, Zbogar theksoi se gjithkush ka të drejtë të protestojë, ashtu si nuk është e drejtë e askujt që të ushtrojë dhunë.
“ Natyrisht në një shoqëri demokratike nuk ka asnjëherë vend për ushtrimin e dhunës. Në Shqipëri ka dhe institucione të drejtësisë dhe këto probleme duhen adresuar në këto institucione” theksoi më tej Zbogar.
Pas takimit me ministrin Haxhinasto, zoti Zbogar është duke zhvilluar një takim me kreun e PS-së Edi Rama.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Zbogar: BE e shqetësuar për Shqipërinë Partitë të dialogojnë