E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshqitje masive ne Lekas ne rrezik 15 shtepi

KORE- Reshjet e dimrit rrezikojne shkarjen masive te dheut ne fshatin Lekas te Korces. Fenomeni i rreshqitjes qe ka dhene shenjat e tij gati dy jave me pare eshte bere edhe me alarmant ditet e fundit. Nga ana e komunes eshte kerkuar nderhyrje urgjente per te shmangur rrezikun e te pakten 15 familjeve. Rreshqitjet qe jane konstatuar me 19 janar jane renduar ditet e fundit nga shkrirja e debores dhe tejngopjes se tokes nga ujerat duke e bere edhe me shume alarmante situaten. Kryetari i Komunes se Lekasit Nderim Kreka thote se gjendja eshte veshtiresuar ndaj ai ka kerkuar dje nderhyrje urgjente nga Keshilli i Qarkut dhe Prefektura. Ne kete situate te krijuar nga shkarja e vazhdueshme e dheut eshte kryer evakuimi i dy familjeve te cilat jane shperngulur ne pjesen tjeter te fshatit ku ka me pak rrezik u shpreh Kreka. Ai sqaron se rreshqitja e dheut vazhdon te jete e dukshme perdite me nje avancim prej gati 50 metra. do dite ka nje avancim te ketij masivi duke vene ne rrezik shtepite e fshatit qendren e komunes shkollen dhe ish-qendren shendetesore tha kryekomunari i Lekasit. Nga rreshqitja e deritanishme e tokes ne fshatin Lekas ka pasur edhe demtime te shtyllave elektrike duke lene fshatin pa energji. Nga ana jone  eshte konstatuar rreshqitja e nje masivi dheu qe ka nisur pertej perroit te fshatit Lekas por nuk kemi konstatuar deme dhe nuk ka nje rrezik qe ky masiv tu afrohet shtepive u shpreh Dhori ekrezi shef per emergjencat civile ne Prefekturen e Korces.  Por nga ana e drejtuesve te komunes Lekas kerkohet qe te nderhyhet sa me shpejt si per te normalizuar gjendjen e furnizimit me energji elektrike te qendres se komunes edhe per te shmangur rrezikun qe rritet dita-dites nga thellimi i shkarjes se masivit te dheut. g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›