E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, mungojnë pullat, ndërpritet nxjerrja e certifikatave nëpër rajone

Në rajonet e minibashkive në Berat, që prej tre ditësh nuk lëshohen më certifikata për qytetarët si pasojë e mungesës së pullave. Lajmin e bëjnë të ditur kryetarët e rajoneve, të cilët deklarojnë se që prej tre ditësh punonjësit nuk mund të lëshojnë certifikata për qytetarët. Këta të fundit janë penguar në punët e tyre për mungesë të dokumentit të certifikatës, pasi ato nuk jepen më në sportelet e minibashkive. Ky problem sipas një prej kryetarëve të nën rajonit, Venedik Çela ka nisur që prej një jave më parë, por për disa ditë pullat u morën me transferim nga komunat, por duket se ky problem nuk ka gjetur zgjidhje afat gjatë. Tre ditët e fundit komunat nuk i janë përgjigjur më kërkesën për transferim të pullave dhe në këto kushte tra rajonet e bashkisë nuk i shërbejnë më qytetarëve. Kryetarët e rajoneve kanë bërë kërkesat për tërheqjen e pullave pranë Drejtorisë së Tatim Taksave në këtë qytet ku dhe bëhet tërheqja e tyre, por sipas burimeve pranë kësaj drejtori sasia e pullave për tre rajonet nuk ka mbërritur ende nga dikasteri përkatës në Tiranë. Në këto kushte qytetarët që duan një certifikatë për nevojat e tyre nuk kanë mundur ta marrin atë që prej tre ditësh. Sipas kryetarëve të tre rajoneve pritet që ditën e nesërme të mbërrijë një përgjigje për këtë problem nga dikasteri përkatës.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›