Ja se si Rama katërfishoi taksat e biznesit të vogël brenda 2 viteve

Taksa e gjelbërimit nga 2500 lekë në vitin 2007 u katërfishua me 10 mijë lekë në vitin 2009
Mandati i tretë i kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka qenë me të vërtetë një mandatë për kryeqytetasit, të cilëve në vend të përmirësimit të jetesës, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ua ka rënduar atë me taksa nga më të çuditshmet dhe çështë më e keqja duke i rritur nga viti në vit. Sot ai kërkon të luajë rolin e shenjtorit, duke u shprehur keqardhje qytetarëve për gjendjen e rëndë ekonomike të tyre, për të cilën ai ka qenë një ndër kotribuesit kryesor. Duke bredhur nëpër zona dhe banesa të Tiranës, kryebashkiaku kryesocialist Rama bërtet me të madhe se njerëzit janë të varfër, por nga ana tjetër harron se si në qetësi dhe fshehtësi ka miratuar rritjen në 400 për qind të taksave vendore, duke i varfëruar dhe rrënuar dita-ditës këta qytetarë dhe bizneset e tyre. Edi Rama ka ndjekur në mënyrë tejet të paprecedentë politikën e rritjes në mënyrë progresive të taksave, deri në 4-fishim të tyre, brenda një periudhe 2- vjeçare. Bëhet fjalë për vitin 2007-2009, gjatë të cilave kryebashkiaku socialist ka ngritur në stratosferë taksat, të cilat ai dhe vartësit e tij të manipuluar pretendojnë ti cilësojnë tarifa, ndaj qytetarëve dhe biznesit të vogël. Rama vijon paturpësisht të mohojë akuzat e ngritura ndaj tij për rritjen e lartë të taksave gjatë 2 viteve të fundit, të cilat gazeta SOT ia ka parashtruar edhe me fakte konkrete. Kryebashkiaku Rama është mësuar të reagojë me kokëfortësi sikur gjiçka që ai thotë është e vërtetë, por harron se ska gjë më të vërtetë në këtë botë sesa vetë faktet. Dhe për ta bindur sa më mirë kryebashkiaku Rama, gazeta SOT ia ka paraqitur dhe do të vazhdojë tia paraqesë me fakte ngritjen e taksave që ai ka urdhëruar prej vitesh në kurriz të qytetarëve të Tiranës. Pak ditë më parë, gazeta SOT publikoi në vija të përgjithshme por të faktueshme 4-fishimin e taksave-tarifa vendore që Rama ka bërë ndaj qytetarëve dhe biznesit të vogël, të madh dhe atij VIP. Sot, lexuesit do të gjejnë në mënyrë të detajuar dhe të faktuar të gjitha taksat që Rama ka ngritur deri në 4 fish, vetëm gjatë 2 viteve të fundit, 2007-2009.
Biznesi i vogël
Sipas politikave bashkiake të Ramës, biznesi i vogël duhet të paguajë 3 taksa që janë; taksa e tabelës, taksa e gjelbër dhe tarifa e pastrimit, e cila ashtu si dy të mëparshmet nuk është gjë tjetër veçse një taksë e mirëfilltë. Në vitin 2007, kryebashkiaku kryesocialist Edi Rama e kishte taksën e tabelës për biznesin e vogël 750 lekë të rinj. Por kjo shumë mesa duket ishte e paleverdishme për Ramën, i cili me këto taksa duhet të ushqejë buxhetin e bashkisë por edhe buxhetin e tij personal. Vetëm një vit më vonë, pra në vitin 2008 ai e dyfishoi këtë taksë dhe e çoi në 1500 lekë të rinj. Uria e Ramës për të vjelur sa më shumë nga të ardhurat e qytetarëve nuk mbaroi me kaq. Një rritje tejet të lartë pësoi brenda 3 viteve edhe taksa e gjelbër për biznesin e vogël. Në vitin 2007, taksa e gjelbër, për të cilën Rama shquhet se ua vjel kot prej vitesh qytetarëve pasi gjelbërimin e ka sajuar me fonde të shoqatave, bankave apo vetë banorëve, ishte 2500 lekë të rinj. Do të kalonte 1 vit, kur Rama do të bëhej pishman se nuk ishte e mjaftueshme për shërbimin që u ofronte qytetarëve kundrejt shërbimit klientelist betonizim dhe jo gjelbërim. Kështu, në vitin 2008, Rama e dyfishoi taksën e gelbërimit për biznesin e vogël, duke e bërë 5 000 lekë të rinj. Por pishmanllëku i Ramës se nuk po i rrjepte aq sa duhet qytetarët, arriti deri aty sa në vitin 2009, e çoi këtë taksë në 4-fishin e saj ekzistues të vitit 2007. Pra në vitin 2009, taksa e gjelbërimit arriti në qiell duke u vulosur për momentin 10.000 lekë të rinj. Një rritje tjetër pësoi dhe taksa e pastrimit, të cilën Rama dhe punonjësit e tij papagaj e zbusin si term vjelës në tarifë duke harruar se pavarësisht emrit ajo rëndon njëlloj në të ardhurat e qytetarëve të Tiranës. Taksa e pastrimit për bizneset e vogla, në vitin 2007 ishte 7 500 lekë të rinj. Në vitin 2008, kryebashkiaku Rama rriti me 120 për qind, duke e bërë 17 000 lekë të rinj. Ndërsa 1 vit më vonë, bizneset e vogla do të taksoheshin për pastrimin me 140 për qind. Pra në vitin 2009 taksa e pastrimit u bë 19 000 lekë të rinj. Nëse bashkia e Tiranës rrit një tarifë duhet të argumentojë mbi çbaza kostoje rritet. Në fakt tarifat e pastrimit në Tiranë janë rritur sipas dëshirave të kryetarit Rama. Ky i fundit e ka kthyer në një biznes mafioz këtë shërbim duke ju dhuruar pastrimin e qytetit vetëm firmave që dëshiron kryebashkiaku. Rasti më skandaloz është ai i vitit të kaluar ku Tirana qëndroi thuajse tre muaj në mes të plehrave për arsye se u prishën pazaret e firmave të pastrimit me kryebashkiakun.
Si u dyfishua taksa-tarifë e pastrimit nga 2100 lekë në 2500 lekë
Kryebashkiaku i Tiranës duke ndjerë se problemi i rritjes së taksave në qytetin e Tiranës mund ti kthehet në bumerang para fushatës elektorale, nëpërmjet konferencave të tij për shtyp kërkon të mashtrojë shqiptarët për taksat. Gjatë daljeve të tij për mediat, ai ka deklaruar se ka rritur tarifat e shërbimeve dhe jo taksat, pasi këto shërbime nevojiten për qytetarët. Kryebashkiaku i Tiranës vazhdon të jetë mashtruesi më i madh që mund të jetë parë në politikën shqiptare. Motua e Ramës gënje se nuk e kontrollon kush, mesa duket është bërë mënyrë jetese për të. Ky njeri vazhdon të gënjeje në mënyrë të paskrupullt qytetarët e Tiranës, duke ju thënë se nuk ka ngritur taksat. Bashkia e Tiranës vjel taksë gjelbërimi nga qytetarët e thjeshtë për vitin 2009, 400 lekë të reja nga 200 lekë që vilte në 2007 duke e ngritur për dy vjet 100 për qind këtë taksë. Gjithashtu, bashkia e Tiranës vjel nga qytetarët e saj për taksën e pastrimit 4500 lekë të rinj për vitin 2009 nga 2100 lekë që vilte në vitin 2007, duke e ngritur këtë taksë në nivelin e 115 përqindëve në krahasim me dy vjet më parë. Ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës për vitin 2010 ka parashikuar edhe një ngritje prej 25 deri në 30 për qind të taksave të sipërpërmendura. Ndërkohë që e njëjta rritje drastike e taksave është bërë edhe për biznesin e vogël, të madh dhe atë VIP, taksa që masakrojnë dhe dëmtojnë rëndë zhvillimin e biznesit.
Ja taksa e pastrimit për familjarët dhe bizneset
Një taksë që pushteti vendor vjel nga qytetarët në të gjithë vendin, por që kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama ka këmbëngulur që të jetë sa më e lartë nga viti në vit për kryeqytetasit, është dhe taksa e pastrimit. Mjafton një krahasim i thjeshtë për 4 viteve e fundit, të cilin vetë Rama nuk ka interes që ta bëjë, dhe kuptohet lehtë se si edhe kjo taksë është dyfishuar e më shumë për të dyja kategoritë, familjarë-biznese. Në vitin 2007 qytetarët paguanin si taksë pastrimi, për të mbushur buxhetin e bashkisë së Ramës, 2 100 lekë, në vitin 2008 kjo taksë u bë 3.600 lekë, në vitin 20009 kjo taksë u rrit në 4. 500 lekë të rinj, ndërsa në vitin 2010 ajo u bë 5. 000 lekë. Por Rama, sigurisht që nuk mund të mjaftohej vetëm me ngritjen e kësaj takse në kurriz të familjarëve. E njëjta taktikë u ndoq edhe për biznesin në të gjitha kategoritë e tij.
Dyfishohet taksa e gjelbërimit për familjarët
Kryesocialisti Rama, i cili kërkon të vijë në pushtet edhe si kryeministër edhe si kryebashkiak, harron se nga viti 2007 deri në vitin 2010 e ka çuar taksën e gjelbërimit në mbi dyfishin e asaj ekzistuese, të cilën për hir të së vërtetës ai duhet ta kishte cilësuar taksë e betonizimit. Në vitin 2007, një familje paguante 200 lekë të rinj në vit, si taksë gjelbërimi. Në vitin 2008, vullneti i Ramës bëri që familjarët të paguanin 300 lekë të rinj taksë gjelbërimi në vit, në vitin 2009, kryebashkiaku Rama e rriti në 400 lekë, ndërsa për vitin 2010, ai e ka parashikuar 500 lekë të rinj. Të njëjtën rritje progresive nga viti në vit për këtë taksë, Rama e ka bërë edhe me biznesin, ku bëjnë pjesë disa aktivitete, si shitja me pakicë, shitja me shumicë, njësitë e prodhimit, njësitë e shërbimit, profesionet e lira, ambulantët, transportet etj.
****************************************************************************************