E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, në burg për vajzën që nuk i pranoi dashurinë

Berat - Kërcënonte për jetën një adoleshente përmes telefonit, ndaj i duhet të përballet me gjykim nga dhomat e paraburgimit.  20-vjeçari, Marenglen Sula, ka rënë në prangat e policisë për së dyti pasi u gjet në në një nga lokalet e fshatit të tij, Syzezë, ndërsa ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Inspektori i zonës mësohet se ka pikasur prezencën e tij në lokal dhe menjëherë ka kërkuar ndihmën e forcave të komisariatit të Beratit. Ai është arrestuar dhe është dërguar menjëherë në dhomat e izolimit nga ku do të gjykohet në lidhje me akuzën që rëndon mbi të. Një muajë më parë, shtetasi Marenglen Sula u ndalua, pasi e denoncoi një 18 vjeçare e për ushtrimin e kërcënimeve nëpërmjet telefonit.

A. K, banore e Urës Vajgurore kërkoi ndihmën e uniformave të policisë pasi ndihej e kërcënuar nga 20-vjeçari, Sula. Ky i fundit i kishte propozuar disa herë të lidhej me të, por vajza nuk kishte pranuar. Më tej kishte i riu ka nisur ta kërcënojë me jetën përmes telefonit. E tmerruar vajza e ka paditur në polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›