E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD shkarkon gjyqtarët që favorizuan Delijorgjin

Tiranë - Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar sot tre gjyqtarët që i dhanë pafajësinë Delijorgjit. Sipas KLD-së ata kanë liruar padrejtësisht të pandehurin Mihal Delijorgji nga akuza për kontrabandë. Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka bërë të ditur shkarkimin nga detyra të tre gjyqtrave, Shaqir Gradina, Ylli Minka dhe Naim Pejo.

Burime brenda takimit ben te ditur disa ore pas mbarimit te mbledhjes, se ra ne sy largimi i ministrit te Drejtesise Alibeaj, pikerisht gjate procesit te votimit per gjyqtaret.Alibeaj ka lene sallen, por ende nuk dihet nese veprimi ka nje prapavije politike apo kishte te bente me axhenden e ministrit.Spahiu ka deklaruar se lirimi nga akuza, i ka hapur Delijorgjit rrugën për të bërë transportin e armëve në Afganistan duke shkaktuar edhe tragjedinë e Gërdecit. Shkarkimi i tre gjyqtraëve është bërë pasi është inspektuar puna e tyre për cështjen e kontrabandës së Delijorgjit me vlerë 1.2 milionë dollarë.

Deri tani janë shkarkuar nga detyra 5 nga 12 gjyqtarët e proceduar nga KLD. Ditën e premte në qytetin e Peshkopisë u shkarkuan dy gjyqtarët e parë, Mirela Mishgjoni gjyqtare e Vlorës dhe Murat Lleshi i Peshkopisë. Ndërsa sot anëtarët e KLD-së shkarkuan tre gjyqtarët të tjerë. Përkatësisht Shaqir Gradica, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Ushtarak Tiranë, Ylli Minka, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Ushtarak Tiranë dhe Naum Pejo, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Ushtarak Tiranë.

Por cili është motivacioni i plotë i tre shkarkimeve të sotme. Argumentat i solli për mediat nenkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu, i cili u shpreh se:

"Në përfundim të procedimit disiplinor, Këshilli i Lartë të Drejtësisë, me shumicë të cilësuar të anëtarëve të pranishëm, ka evidentuar shkelje të ligjit procedural penal nga kolegji gjyqësor i përbërë nga gjyqtarët Shaqir Gradica, Ylli Minka, dhe Naum Pejo, e në mënyrë të veçantë të nenit 68, paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale. Sipas kësaj dispozite, kur ndaj të pandehurit vendoset pushimi i çështjes penale, padia civile në procesin penal lihet e pashqyrtuar.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka konstatuar se, rrëzimi i padisë civile, në një proces penal, në përfundim të të cilit, është vendosur pushimi i çështjes penale në ngarkim të të pandehurit, vjen në kundërshtim të hapur me dispozitën e mësipërme urdhëruese të ligjit procedural penal, dhe në të njëjtën kohë, ka sjellë pasoja të rënda për shtetin shqiptar, duke i hequr këtij të fundit, mundësinë e pretendimit para një gjykate, të shpërblimit të dëmit në masën e konsiderueshme prej 122. 668. 851 lekë. Për këto arsye, ndaj gjyqtarëve Shaqir Gradica, Ylli Minka, dhe Naum Pejo, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, mori masën disiplinore të shkarkimit nga detyra”, deklaroi Kreshnik Spahiu.

Tre gjyqtarët Ylli Minka, Naum Pajo dhe Shaqir Gradica dhanë vendim pafajësie për Mihal Delijorgjin, aktualisht i arrestuar si përgjegjës për tragjedinë e ndodhur më 15 mars në Gërdec, kur nga shpërthimi i fabrikës “Alba Demil”, (administrator i të cilit ishte Delijorgji) mbetën të vdekur 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Bëhet fjalë për vendimin e datës 17 dhjetor 2007 të dhënë nga tre gjyqtarët, të cilët liruan Mihal Delijorgjin, (i paditur në proces gjyqësor si administrator i shoqërisë “Përparimi”) nga akuza e kontrabandës me mallra të tjerë. Treshja gjykuese vendosi për rrëzimin e padisë civile të doganës së Durrësit, që kërkonte nga administratori i “Përparimi” sh.a, shumën prej 1.2 milionë dollarë që pretendohej se ishte shkaktuar dëm nga kontrabanda e hekurit.

Mihal Delijorgji ishte shpallur fajtor dhe dënuar me gjobë në vlerën 1.2 milionë dollarë nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, për deklarim të rremë të hekurit të importuar me qëllim që t’u shmangej detyrimeve doganore. Sipas vendimit të kësaj gjykate i pandehuri kishte paraqitur para doganës fatura të falsifikuara, për përshkrimin e mallit, dhe çmimin e vendosur. Sipas vendimit ky veprim kishte qëllim shmangien nga detyrimin doganor. Nëse vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit do të do lihej në fuqi, Delijorgji, nuk do të kishte asnjë mundësi të hynte në kontakte me kompani shtetërore, si bëri me MEICO-n, ku fitoi tenderin për çmontimin e armëve dhe municioneve në Gërdec, duke shkaktuar dhe tragjedinë e rëndë të 15 marsit. Pas publikimit të vendimit në media KLD nisi më 1 prill verifikimin e procedurave të ndjekura nga gjyqtarët ku u hasën parregullsi".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›