E Diel, 1 Nëntor 2026

Bollano, gjykata cakton punën e ekspertëve

Vlorë-Në seancën e radhës në ngarkim të Krytarit të Bashkisë së Himarës,Vasil Bollano, trupi gjykues ka përcaktuar çfarë do të bëjnë ekspertët e rinj, ndërkohë që këta kanë bërë betimin sipas procedurave.

Pas hedhjes poshtë të aktit ekzistues të ekspertimit disa seanca më parë, janë vendosur dy ekspertë të rinj, Luiza Bala, në fushën e ndërtimit dhe Ramazan Ademi, ekspert kontabël. Ndërkohë avokati mbrojtës Petraq Curri bëri betimin dhe parashtroi 4 kërkesat se çfarë duhet të bënin ekspertët, prej të cilave vetëm dy janë pranuar nga trupi gjykues.

“Gjykata vendosi që ekspertët të përcaktojnë zërat përgjatë aksit Llogara-Qeparo dhe të përcaktohet volumi i punës së bërë nga shoqëria sipas kontratës së përcaktuar”- thanë burimet, duke shtuar se është vendosur afati kohor prej 3 javësh.

Ndërkohë që u rrëzua kërkesa e mbrojtjes për të përcaktuar se “çfarë konstatohet në zbatimin e punimeve nga ana e firmës dhe përcaktimin e koordinatave të tabelave”. 

Prokurori i çështjes, Sokol Malaj, ka thënë se koordinatat janë të filmuara, ndërkohë që për konstatimin që duhet të bëjnë ekspertët nuk ka bazë ligjore. Për paosjë këto nuk u morën parasysh, megjithë këmbënguljen e mbrojtjes.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›